A agjërojnë Thaçi e Ahmeti?

Maqedonia

A agjërojnë Thaçi e Ahmeti?

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 00:58

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi për respekt të besimtarëve mysliman në Maqedoni kanë qenë të kujdesshëm gjatë pritjes së korit diplomatik në Shkup.

Për hir të muajit të Ramazanit, ata nuk kanë konsumuar lëngje apo pije tjera që ishin destinuar për mysafirët.

Madje, në tavolinën e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, me kërkesën e tij nuk janë servuar fare pije dhe lëngje tjera.

Megjithatë, nuk mund të paragjykojmë, nëse vërtet agjërojnë apo jo Ramazanin dy liderët e dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni.

Në fund të fund besimi dhe agjërimi është çështje individuale e secilit prej nesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat