‘Certifikatat’, heshtje në Drejtorinë për informata të klasifikuara

Maqedonia

‘Certifikatat’, heshtje në Drejtorinë për informata të klasifikuara

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 20:23

Për certifikatat e sigurisë të cilat ju ndahen funksionarëve dhe deputetëve, përgjigjet vetëm se drejtori i Drejtorisë për sigurinë e informative të klasifikuara. Nga kjo drejtori, askush tjetër përveç drejtorit nuk mund të përgjigjet mediave as në pyetje me karakter publik. Në pyetjet të cilët televizioni Alsat ia drejtoi kësaj drejtorie për dy ditë radhazi nuk morrëm asnjë përgjigje. Në një bisedë telefonike nga drejtoria për sigurinë e informative të klasifikuara në thanë se nuk mund të përgjigjen pasi drejtori është në udhëtim.

“Kërkesa juaj është pranuar dhe do t’i përgjigjemi sapo të kthehet drejtori. Pa qenë ai nuk mund të përgjigjemi”, tha Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara.

Televizioni Alsat kërkon përgjigje për tre pyetje që kanë të bëjnë me certifikatat e sigurisë të cilat siç konfirmuan edhe zyrtarisht nga BDI-ja, deputetë të kësaj partie nuk kanë arritur ti marrin asnjëherë, përfshirë edhe rastin e fundit me deputetin Zulfi Adili. Ky i fundit dhe disa kolegë të tij që më herët kanë qenë anëtarë të komisionit për mbikëqyrje të shërbimeve sekrete, në vitin 2001 kanë qenë pjesë e UÇK-së. Andaj përveç një sqarimi të përgjithshëm për refuzimin e kërkesave për dhënien e certifikatës deputetëve të BDI-së dhe për rastin konkret të Adilit, drejtorinë e pyetëm nëse përgjigja negative vjen për shkak të pjesëmarrjes së këtyre deputetëve në konfliktin e vitit 2001.

Nga BDI-ja dje thanë se certifikata nuk është dhënë për shkak se komisioni nuk ishte mbledhur meqë opozita e cila drejton me këtë komision bojkoton Kuvendin. Nga kjo parti u zotuan se shumë shpejt do të pajisin deputetin e tyre me certifikatën e sigurisë përderisa një certifikatë të tillë nuk kishin arritur ti sigurojnë deputetit Zulfi Adili për shumë vite, që në kohën kur ishte drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza. Nga ana tjetër nënkryetari i Kuvendit, Rafis Aliti, para dy ditëve tha se ky nuk është një problem individual, por një dukuri që ju ka ndodhur edhe në të kaluarën edhe personalisht atij dhe shumë deputetëve të tjerë të BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat