Avokatët e Zaevit hedhin poshtë akuzat për mitmarrje

Maqedonia

Avokatët e Zaevit hedhin poshtë akuzat për mitmarrje

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:35

Prokuroria publike nuk ka prova se Zoran Zaev ka marrë ryshfet ose ka përvetësuar pasuri tjetër pronësore andaj edhe aktakuza kundër tij për rastin “Ryshfet” duhet të hidhet poshtë. Ky ishte qëndrim i avokatëve të Zaevit, para këshillit të gjykatësve në gjykatën penale. Avokati Vane Andreev, madje interpretoi se nëse ndiqet logjika në një pjesë të aktakuzës bëhet vepër penale. Ndryshe, për privatizimin kontestues të tokës për të cilën pretendohet se Zaev është dashur të pranojë shpërblim, nga prokuroria kanë theksuar se kryetari i Strumicës nuk ka pasur kompetencë të vendosë, por është dashur ta udhëzojë në ministrinë e financave.

“Megjithatë, dispozitat e ligjit për privatizim dhe ligjit për tokë ndërtimore qartë dhe saktë tregojnë se në rastin konkret edhe kompania konkrete nuk mund të nisë procedurë para sektorit për çështje pronësore juridike, gjegjësisht, ministrisë së financave. Më saktë, e njëjta kompani e udhëheq me dhjetëra vite dhe nuk është pranuar, por se mund ta udhëheq para kompetencës së komunës së Strumicës. Kjo nënkupton se nëse veprohet siç qëndron në aktakuzë, bëhet vepër penale dhe jo e kundërta. Dhe konsideroj se aktakuza e këtillë nuk qëndron”, u shpreh Vane Andreev, avokat i Zoran Zaev.

Në gjykatë, avokatët folën më shumë se një orë. Mes tjerash, kërkuan që mos të gjykohet Zaev siç kërkon prokuroria, sepse jo vetëm që nuk ka ryshfet, por edhe se procedura kontestuese është kryer para komunës. Por përveç refuzimit të aktakuzës në tërësi, pala mbrojtëse kërkoi edhe heqjen e dëshmive kyçe- regjistrimet e bëra sekrete me masat e posaçme hetimore. Një pjesë e këtyre materialeve u publikuan në Youtube dhe mediume, që sipas ligjit paraqet vepër penale. Nga ana tjetër, avokatët e Zaevit konfirmojnë se në aktakuzë nuk janë dorëzuar dokumentet me të cilat miratohet ndjekja dhe regjistrimi sekret i Zoran Zaevit. Ndërsa prokurorët publik ngelin në qëndrimin se ZoranZaevit duhet t’i gjykohet për ryshfet. Ata thonë se kanë dëshmi të mjaftueshme në forma të ndryshme me të cilat kryetari i Strumicës do të duhej të gjykohet për veprat me të cilat ngarkohet. Nëse Zaev do të ulet në karrigen e akuzës edhe për këtë rast do të duhet të vendosë Këshilli prej tre gjykatësve që i dëgjuan të dyja palët. Sipas dispozitave ligjore, nuk ka afat konkret deri kur më së voni duhet të jepet verdikti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat