Mbyllet afati i parë i regjistrimit, i dyti në gusht

Maqedonia

Mbyllet afati i parë i regjistrimit, i dyti në gusht

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:37

Rritet numri i nxënësve të cilët janë përcaktuar për drejtimet profesionale. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njoftojnë se mbi 1000 nxënës më shumë këtë vit janë regjistruar nëpër shkollat profesionale, ndërsa në nivel republikan, në Shkup është regjistruar rritje më e madhe e numrit të nxënësve. Nga kontakti me drejtuesit e shkollave profesionale,ju sjell vendet e lira nëpër shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit, paralelet në gjuhen shqipe.

Vendet e lira pas regjistrimit të parë dhe të dytë nga afati Qershorit.
SH.M.Q.SH “Vllado Tasevski”

Gjithsej 94 vende të lira:
Teknik për transport dhe shpedicion 50.
Elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikim 44.
SHMNGJ “Zdravko Cvetkovski”

Gjithsej 92 vende të lira:
Ndërtimtari, gjeodezi, arkitekturë dhe dizajn i brendshëm.
Shkolla për kulturë fizike “Metodi Mitevski-Brico”.
Gjithsej 12 vende të lira.
Kulturë dhe edukatë fizike.
Qendra shkollore e autotrafikut “Boro Petrushevski”.

Gjithsej 10 vende të lira.
Drejtimi mekanikë:

Profili Mekatronikë, shkollë 4 vjeçare.
Profili Automekanik, shkollë 3 vjeçare.
Edhe në shkollën Cvetan Dimov ka ende vende të lira. Ditë më parë, nga drejtoria e kësaj shkollë i bënë thirrje nxënësve që të përcaktohen për drejtimet dhe profilet që ofron kjo shkollë, e kryesisht ato të më të rejat si Teknik Juridik. Ndërkaq, në shkollën e mesme ekonomike Arseni Jovkov nuk ka më vende të lira. Përgjegjësi i paraleleve shqipe në këtë shkollë, apeloi dje deri tek nxënësit të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen në këtë shkollë, të përcaktohen për shkollat profesionale. Gjatë javës do të dalin rezultatet përfundimtare nga regjistrimi i dytë i afatit të Qershorit. Mundësia tjetër për regjistrim do të jetë afati i dynd në muajin gushtë.
Mbyllet afati i parë i regjistrimit, i dyti në gusht

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat