Akademik Bexheti: Çmenduria e Bozhinovskës për namazin, pa limit

Maqedonia

Akademik Bexheti: Çmenduria e Bozhinovskës për namazin, pa limit

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:41

Akademik Abdymenaf Bexheti, reagoi ndaj deklaratës së Bozhinovksës për faljen e namazit në gjuhën maqedonase, transmeton zhurnal.mk
,,Leksionet,, dhe nebulozat e Bozhinovskës në AShAM edhe njëherë treguan dimenzionet e çmendurisë të kordinatores së Institucioneve shpirtrore në vend, bashkësive fetare. Sugjeroi edhe maqedonizimin e namazit!
Për të shpejgua relativitetin edhe në ligjet shoqërore të madhin Ajnshtajn e kan pyetur deri ku mund të shkonë çmenduria njerzore?
Përgjigja ka qenë e thjesht: Gjithësia ka fund por jo edhe budallakia njerzore! Ky do ishte komenti më optimal për paraqitjen e fundit të Bozhinovskës. Paftyrësia e saj u dëshmua edhe në ,,sabotazhet,, e fundit të Alsat-m.
Kjo ishte edhe një vazhdimësi paternaliste e ,,shpëtimtarëve,, të maqedonizmit nga radhët e DPMNE-së. Kolegu i saj partiak (Miloshevski) sapo udhëzoi Avokatin e popullit të kujdeset për ,,mbrojtjen,, e fëmijëve nga prindërit! E ,,qortoi,, atë pse prindërit i dërgojnë fëmijët në shkolla shqipe, në vend të atyre maqedonase, që e paskan gjuhë nëne. ,,Babai politik,, më mirë thënë politikani mediokër na paraqitet shpërtimtar duke u ngritë deri në atë standard që për fëmijët të kujdese më shumë se baballarët e tyre biologjik. Po ky ,,ideolog,, që karierën e tijë e nisi në radhët e ,,rinisë,, si student duke protestua kundër (bashkë)qytetarëve të vet që të studjojnë në gjuhën e tyre amtare (shqipe).”, shkroi ndërmjet tjerash Bexheti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat