Zaev: Gjykatën nuk e pranoj, për “Puc” nuk do të paraqitem

Maqedonia

Zaev: Gjykatën nuk e pranoj, për “Puc” nuk do të paraqitem

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:40

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në një pres konferencë deklaroi se gjykatën nuk e njeh dhe nuk do të paraqitet për rastin “Puc”.
“Unë gjendem ose në hapësirat e partisë ose në Kampin e lirisë. Lirisht mund të vijnë këtu dhe të më burgosin”, deklaroi Zaev.
Sipas tij, vendimi i gjykatës nuk e tregon varësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata nuk ka dhënë sqarime për faktet e mbrojtjes. Flasin, tha Zaev, dhe më akuzojnë për spiunazh, ndërsa nuk tregojnë se për cilin shërbim të huaj ose shtet e paskam kryer atë spiunazh.
“Lider i opozitës akuzohet për dhunë ndaj funksionarit, pasi që ka kërkuar qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, ndërsa opinioni di për marrëveshjen e takimit të liderëve në prani të opinionit ndërkombëtar ku janë kontraktuar edhe zgjedhje të parakohshme.
Dëshmitë e Nikolla Gruevskit për rastin Puc, nuk guxojnë që të shfrytëzohen pasi që janë të furnizuara me PIM masa. Publikimi i tyre në opinion është i palejueshëm me ligj dhe është vepër penale. Nuk ka flet urdhëresë nga Gjykata e lartë për shfrytëzimin e PIM masave, për veprën penale spiunazh”, deklaroi Zaev, transmeton zhurnal.mk
Mos sundimi i të drejtës, bisedat e publikuara nga përgjimet, proceset e montuara politike janë të vërtetuara në raportin e Pribe.
“Pa marr parasysh presioneve ndaj meje, bisedimet do të vazhdojnë. Si çështje kryesore është liria dhe e ardhmja e qytetarëve. Duhet që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaroi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat