Qeveria vazhdon me vjedhjen e qytetarëve të Strugës

Maqedonia

Qeveria vazhdon me vjedhjen e qytetarëve të Strugës

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:39

Me rastin e festës së muajit të Ramazanit, qeveria na jep edhe një ‘’dhuratë’’ tjetër .
Bëhet fjalë për zhvatjen e mbi 1 milion denarëve të tjera nga buxheti i Komunës së Strugës, përkatësisht të qytetarëve të Strugës.

Qasja e këtillë prej një shteti mafioz po vazhdon prej shumë kohësh në raport me Komunën e Strugës në përgjithësi dhe çështjen në fjalë në veçanti.

Disa herë kemi bërë me dije për opinionin publik, problemin me kredinë e vitit 1998, për shkak të së cilës Komuna e Strugës ka kërkuar, që të rritet korniza prej 16 milionësh por që siç kemi bërë me dije na është refuzuar po aq herë nga pushteti gjyqësor.
Pra ,një kredi nga e cila është investuar për ndërrimin e gypave të asbestit në Ohër, dhe për të cilën paguan Struga dhe qytetarët e saj.

Vetëm gjatë viteve 2013, 2014, 2015 Ministria e Financave ka zhvatur nga xhepi i qytetarëve të Strugës rreth 50 milionë denarë ( përafërsisht rreth 800.000 euro), pa i përmendur vitet e kaluara ku me gjithsejt shuma kap shifrat alarmante prej rreth 87 milionë denarësh apo rreth 1 milionë e 400 mijë eurove.

Sa për krahasim Komuna e Strugës është duke i përfunduar 3 projekte kapitale , përkatësisht shtruarja e shëtitores së re, ndërtimi i rrethrrotullimit në magjistralen Strugë Qafëthanë, dhe rrethin e improvizuar në qendër të qytetit në një shumë totale prej rreth 28 milionë e 500 mijë denarësh.

Pra 3 projekte gjigande, njëri prej të cilëve (rrethrrotullimi i magjistrales) duhej bërë nga ana qeverisë për shkak të kompetencave dhe specifikacitetit dhe rrezikshmërisë së tij ,po realizohen në mënyrë efikase nga Komuna e Strugës. Qeveria jo që nuk e ka parë të arsyeshëm investimin , që do të shpëtojë jetë njerëzish, por me të gjitha mjetet e ka penguar atë.

Në këtë logjikë, vetëm me 28.500.000 den. realizojmë 3 projekte , Imagjinoni se çfarë investimesh do të mund të realizonim me mjetet 1.400 000 eurot e grabitura nga ana qeverisë VMRO – BDI .

Sot ne kemi 1 milion denarë më pak. Më pak trotuarë, më pak ngrohje për shkollat, më pak rrugë, më pak investime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat