Ndahet koncesioni për ndërtimin e tri hidrocentraleve në Markova Rekë

Maqedonia

Ndahet koncesioni për ndërtimin e tri hidrocentraleve në Markova Rekë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:38

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe përfaqësuesi i shoqatës Indigo Hidro Maqedonia SHPK Shkup, sot nënshkruan Marrëveshjen për koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Markova Rekë. Ndarja e koncesioneve për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike në këtë lokalitet është në kuadër të tenderit të gjashtë për hidrocentrale të vogla.

Pas përfundimit të evaluimit dhe miratimit të Raportit të Komisionit për zbatimin e procedures për ndarjen e koncesionit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori Vendim për zgjedhje të ofertës më të volitshme dhe për ndarjen e koncesionit për shfrytëzim të ujit nga lumi Markova Rekë me ndërtimin e tri hidrocentraleve të vogla në grup. Në pajtueshmëri me këtë vendim, ofertuesi i zgjedhur Konsorciumi i përbërë nga Indigo Hidro Energi i plotësoi të gjitha kushtet nga tenderi dhe me të u lidh Marrëveshja për koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vogla Markova 143, 144 dhe 145, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 1752.80 kW.

Vlera e përgjithshme e investimit është afro 4.000.000 euro.

Në nënshkrimin e marrëveshjes mori pjesë edhe ambasadori i Italisë Ernesto Masimo Beleli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat