Ambasadori i Shqipërisë, së shpejti në Shkup

Maqedonia

Ambasadori i Shqipërisë, së shpejti në Shkup

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:57

Pas një mungese rreth 6 mujore të ambasadorit shqiptar në Shkup, përfundimisht emri i ambasadorit të ri shqiptar Fatos Reka ka marr dritë jeshile.

Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë njoftuan se procedura e akreditimit të përfaqësuesit të diplomacisë shqiptare në Shkup ka përfunduar. “Agremani i ambasadorit është gati. Pala tjetër do të njoftohet edhe zyrtarisht”, – theksohet në përgjigjen e MPJ-së së Maqedonisë.

Të kontaktuar nga Alsat, edhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë konfirmuan se presin përfundimin e shpejtë të procedurës. Në këtë kuadër, në fillim të muajit të ardhshëm, pritet që ambasadori i ri Fatos Reka të mbërrijë në Shkup

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat