LSDM përgënjeshtron: S’ka takime sekrete mes Zaevit dhe Gruevskit!

Maqedonia

LSDM përgënjeshtron: S’ka takime sekrete mes Zaevit dhe Gruevskit!

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:03

Nuk ka kurrfarë takimesh sekrete ndërmjet Zoran Zaevit dhe Nikolla Gruevskit, e as marrëveshje që Gruevski të largohet në janar, ka deklaruar një zyrtar i lartë i LSDM-së për Plusinfo.

“Procesi i bisedimeve rrjedh në kuadër të disa kornizave të cilat janë të njohura, për shkak se udhëheqësia vendosi t’iu jap shans bisedimeve edhe disa ditë. Nga ato korniza nuk është dalë dhe nuk ka kurrfarë takimesh sekrete”, thonë burime në LSDM.

Deri te ky përgënjeshtrim vjen pasi një pjesë e mediave liferuan informacionin se Zaev dhe Gruevski kanë realizuar takime secrete dhe se gjoja janë afër marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat