OH Hilal me aksion humanitar në Manastir

Maqedonia

OH Hilal me aksion humanitar në Manastir

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:01

Organizata Humanitare Hilal vazhdoi me karvanin humanitar duke organizuari shpërndarjen e ndihmave në produkte ushqimore dhe materiale sanitare, për nevojtarët në Manastir dhe rrethinë.

Aksioni i radhës u realizua në objektet e Myftinisë së Manastirit në prezencë të Myftiut Plumb ef. Veliu dhe operativës së kësaj myftinie, të cilët u angazhuan gjatë tërë procesit të shpërndarjes së organizuar të 200 pakove humanitare të dedikuara për skamnorët e këtij rrajoni.

“Në prezencë të Myftiut të Manastirit Plumb ef. Veliu dhe operativës së kësaj myftinie sot bëmë shpërndarjen e ndihmave humanitare të dedikuara për skamnorët dhe jetimët e rajonit të Manastirit” tha Kryetari i Organizatës Humanitare Hilal, Mustafa ef. Dauti i cili shtoi se aktivitete të tilla do të organizohen gjatë gjithë muajit të Ramazanit dhe ato do të ndërmerren në tërë territorin e Maqedonisë. “Muaji i Ramazanit është muaji i bamirësisë, muaj i solidaritetit, muaj humanitetit.

Më shumë se kurrë, besimtarët, agjëruesit e kategorive të ndryshme, qofshin të pasur apo skamnorë, ballafaqohen drejt për së drejti me urinë dhe etjen, prandaj prej shumë elementeve tjera që ka ky muaj i pastërtisë e ka edhe ngritjen apo vetëdijesimin e besimtarëve karshi skamnorëve”…

Nga ana tjetër edhe Myftiu i Manastirit ef. Veliu shprehu kënaqësi për mbarësinë e këtij aksioni humanitar. “Përmes Organizatës Humanitare Hilal, të cilën e shfrytëzoj rastin ta falënderoj, bëmë shpërndarjen e 200 paketave humanitare për skamnorët dhe jetimët e Manastirit dhe rajonit për rreth. Këto ndihma do të ndihmojnë sado pak të ndikojmë në zbutjen e skamjes të këtyre njerëzve pikërisht në prag të muajit të bekuar të Ramazanit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat