Zaev të hënën vazhdon me publikimin e “bombave”

Maqedonia

Zaev të hënën vazhdon me publikimin e “bombave”

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:39

Nëse nuk zgjidhet kriza politike në Maqedoni deri të hënën, atëherë Zaev paralajmëron se do të vazhdojë me publikimin e “bombave”.

“Pozicionet tona janë të qarta dhe nuk mund të lëvizim nga kërkesa për largimin e Gruevskit. Nëse nuk ndodh kjo atëherë nuk mund të krijohen kushte minimale për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Derisa të mos zgjidhet pika që ka të bëj me organizimin e qeverisë nuk mund të fillojnë bisedimet për pikat tjera”, thonë nga LSDM-ja.

Edhe pse burime partiake që janë jo të afërta me kryesinë e ngushtë partiake, thonë se lideri i LSDM-së në këto pozicione do të qëndrojë edhe dhjetë ditë, e më pas do të lëshoj pe, nga partia demantojnë këto pohime.

“Nëse bisedimet nuk kanë sukses, ne qëndrojmë në pozicionet tona, kemi planin B i cili do të thotë radikalizim të gjithë formave demokratike për presion mbi qeverinë dhe këtë do ta bëjmë”, kanë thënë nga LSDM, njofton Plusinfo.

Takimi i ardhshëm pritet të mbahet deri në fund të javës dhe do të jetë i fundit në këtë cikël bisedimesh, ndërsa nëse nuk arrihet marrëveshje, opozita paralajmëron se do të vazhdojë me agjendë tjetër e cila përfshinë edhe publikimin e ‘bombave’ të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat