Zaev sot do ta thotë qëndrimin e vet, ndaj vendimit të gjykatës për rastin “Puç”

Maqedonia

Zaev sot do ta thotë qëndrimin e vet, ndaj vendimit të gjykatës për rastin “Puç”

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:32

Para publikut maqedonas sot do të njoftojë qëndrimin e tij mbi vendimin e gjykatës, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev për Deutsche Welle, pasi dje Gjykata Penale pranoi aktakuzën kundër tij për rastin “Puç” dhe i hodhi poshtë kundërshtimet e mbrojtjes.

Ky vendim i gjykatës u njoftua një ditë para seancës së caktuar publike mbi vlerësimin e aktakuzës për rastin në të cilin Zaev është akuzuar kinse ka pranuar ryshfet nga një biznesmen i Strumicës. Zaevi i akuzuari i katërt për rastin “Puç” dhe ngarkohet për dhunë kundër zyrtarëve të lartë të pushtetit.

Për njohësit e situatës së brendshme në gjyqësor, vendimi i gjykatës ishte i pritur – thotë Gordan Kallajxhiev, profesor në Fakultetin Juridik të ‘Kiril dhe Metodij’, për Deutsche Welle, duke vënë në dukje se në këtë vendim gjykata njehë të gjitha “simptomat dhe sëmundjet” për të cilat deri më tani nga organizatat relevante ndërkombëtare, gjyqësori shihej si shumë e varur dhe e kontrolluar politikisht nga pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat