Petkovski: Zaev e humb kredibilitetin me takimet e fshehta me Gruevskin

Maqedonia

Petkovski: Zaev e humb kredibilitetin me takimet e fshehta me Gruevskin

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:31

Takimet e fshehta me Nikolla Gruevskin vetëm ia prishin kredibilitetin Zoran Zaevit, mendon partneri i tij i koalicionit Tito Petkoski nga PRSD.
Televizioni Alsat-M dje publikoi se Gruevski dhe Zaev kanë pasur takime të fshehta, në të cilën janë diskutuar propozimi i qeverisë kalimtare me përfshirjen e LSDM-së dhe mbikëqyrësve në disa ministri kyçe, e cila do të niste me punë në nëntor, ndërsa mandati i kryeministrit Nikolla Gruevski të skadonte në janar të vitit 2016.
Petkovski sqaroi se nuk është vërtetuar ende takimi eventual i fshehtë.
“Definitivisht Zaev e humb kredibilitetin në ato takime eventuale. Nëse ai propozim me të vërtet ekziston, ai është i papranueshëm.
Propozimi nuk është kontribut në zgjidhjen e krizës politike, pasi që tash është sipas Kushtetutës tonë tri muaj para zgjedhjeve, qeveria duhet vetëm teknikisht të funksionojë.
Gruevski deri më tani këtë gjë asnjëherë nuk e ka respektuar dhe nuk ka asnjë garanci se tash do ta respektoje të njëjtën. Në këtë propozim nuk ka asgjë që Gruevski sakrifikon, vetëm po betohet se do ta respektoje Kushtetutën”, theksoi Petkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat