Zgjedhjet e parakohshme mund që mos të mbahen në prill, vazhdon kriza politike!

Maqedonia

Zgjedhjet e parakohshme mund që mos të mbahen në prill, vazhdon kriza politike!

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:46

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni në muajin prill po vihen në pikëpyetje.Fiaskot e dy takimeve të fundit të liderëve- në Bruksel dhe Shkup kanë ngritur shqetësimin se kriza politike në vend vështirë se zgjidhet.

Në kohën kur katër liderët në rezidencën e euroambasadorit Aivo Orav në prani të komisarit Johanes Han u dakorduan që në prill të vitit të ardhshëm të ketë zgjedhje, çështja kryesore ishte nëse për 10 muaj do të mund të përfundonin reformat e nevojshme dhe ndarjes reale të partisë nga shteti që të mund të fitonin garanci për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Tani, një muaj nga marrëveshja në Përzhino nuk ka lëvizje të pozicioneve, aq më pak marrëveshje për qeveri që do të organizojë zgjedhjet. Kjo në fakt është pika kryesore e marrëveshjes së 2 qershorit, ndërsa afti për përmbushjen e saj ishte 10 qershori.

Komuniteti ndërkombëtar aplelon tek liderët në Maqedoni që kriza politike të zgjidhet dhe shteti të fillon me reformat për integrim në BE, ndryshe vendi rrezikon që të humb rekomandimin e fituar në vitin 2005.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat