Kuota të reja për farmacitë private

Maqedonia

Kuota të reja për farmacitë private

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:01

Prej sot fillojnë të vlejnë kuotat e reja pë farmacitë private.

“Me këtë risistemim FSSHM-ja ka për qëllim të mundësojë shpërndarje më përkatëse të mjeteve për ilaçe, gjegjësisht furnizim më të mirë për të siguruarit”, kumtoi FSSHM.

Mjetet janë shpërndarë në gjithsej 768 farmaci të cilat për momentin kanë marrëveshje aktive. Prej tyre, te gjithsej 634 barnatore, kuota rritet, për 74 barnatore zvogëlohet, për 37 barnatore kuota nuk ndryshon, përderisa te 23 barnatore të reja private të cilat deri te FSSHM-ja kanë dorëzuar ofertë të kompletuar për arritje të marrëveshjes dhe janë pjesë e rrjetit të institucioneve shëndetësore, përcaktohen kuota të reja (15 stacioneve farmaceutike, 5 farmaci në lëvizje, 2 farmaci dje 1 farmaci rurale).

Buxheti i Fondit për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë për kuotat për farmacitë për vitin 2015 është 2.450.000.000 denarë.

Rishpërndarja dhe përcaktimi i kuotave është bërë në pajtim me Rregulloren për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për kriteret për arritjen e marrëveshjeve, konfirmimit të procedurës për përcaktimin e vlerës mujore të mjeteve dhe mënyrës së pagesës së shërbimeve shëndetësore të institucioneve shëndetësore të cilat kryejnë sigurim të personave të siguruar me ilaçe në recetë nga lista e ilaçeve të cilët bien në barë të FSSHM-së në mbrojtje parimore shëndetësore (Gazeta zyrtare nr.48 nga 25.03.2015).

Në pajtim me Rregulloren, revidimi i kuotave është bërë në bazë të shumave mesatarisht të realizuara gjatë një muaji, në pajtim me të dhënat me të cilat disponon Fondi në gjashtë muajt e fundit, me ç’rast kuota rritet ose zvogëlohet në varësi të realizimit të tyre sipas shkallës së definuar nga rregullorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat