Struga flet shqip: Sela ndërron tabelën e Komunës

Maqedonia

Struga flet shqip: Sela ndërron tabelën e Komunës

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:10

Tabela e vjetër para hyrjes së komunës së Strugës, e cila ishte shkruar fillimisht në gjuhën maqedonase, pastaj në gjuhën shqipe, tashmë me urdhër të kryetarit Ziadin Sela, është larguar dhe në vend të saj është vendosur një tabelë e re, e cila është shkruar shqip me shkronja të mëdha, ndërsa më pas anësh me shkronja më të vogla edhe në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Vec tjerash, tabela e re është dizejnuar më bukur dhe është e shkruar me një font shkronjash më të qarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat