Regjim i ri për kamionë në rrugën Shkup-Ohër-Shkup

Maqedonia

Regjim i ri për kamionë në rrugën Shkup-Ohër-Shkup

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:48

Prej sot do të fillojë zbatimi i regjimit kohor të komunikacionit për automjetet e rënda transportuese gjatë uikendeve nga periudha verore në rrugën magjistrale A2 pjesa rrugore: Shkup-Ohër-Shkup.
Ndalesa ka të bëjë me automjetet e rënda transportuese, masa e tërësishme e të cilave kalon 7,5 tonë. Regjimi do të zgjasë deri më 1 shtator, kumtoi Lidhja e Auto-moto e Maqedonisë, duke iu referuar informatës së Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Këtë vit ka ndryshim në intervalet kohore në kufizim për vitet e kaluara, me qëllim që t'u mundësohet më shumë kohë për lëvizje automjeteve të rënda transportuese.
Ndalesa do të vlejë gjatë fundjavës, të premten prej orës 15 deri në orën 22, të shtunën prej orës 7 deri në orën 12 dhe prej orës 18 deri në orën 24 dhe të dielën prej orës 7 deri në orën 22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat