Zaev megjithatë do të gjykohet për spiunim

Maqedonia

Zaev megjithatë do të gjykohet për spiunim

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 00:18

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev megjithatë do të përballet me gjykimin për rastin “Puç” për spiunim.

Gjykata Penale në Shkup refuzoi ankesat e palës mbrojtëse të liderit opozitar maqedonas dhe vendosi që të ketë gjykim për këtë rast që ngarkon Zaevin për spiunim, lidhur me publikimin e aferës së përgjimeve.

Këshilli i gjykatësve theksoi se aktakuza ka prova përkatëse që ngarkojnë për pëgjegjësi penale liderin opozitar. MPB ngriti kallëzimin penal ndaj Zaevit për spiunim, bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete dhe tentim për rrënim të sistemit të sigurisë të vendit.

Sipas pushtetit, Zaev akuzohet se ka shfrytëzuar materialet për të shantazhuar Nikolla Gruevskin me kërkesën për qeveri kalimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat