Maqedonia dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në sferën e arsimit

Maqedonia

Maqedonia dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në sferën e arsimit

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:35

Marrëveshja për bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në sferën e arsimit dhe shkencës do të thellohet. Dy shtetet së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, raporton Zhurnal.
Marrëveshja është harmonizuar dhe është miratuar nga ana e të dyja Qeverive, pra Qeveria e Maqedonisë ka miratuar tekstin e harmonizuar të marrëveshjes dhe ka autorizuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi që ta nënshkruaj marrëveshjen, pohojnë nga Qeveria e Maqedonisë.
“Palët kontraktuese, në frymën e marrëdhënieve miqësore, do të zhvillojnë dhe ndihmojnë bashkëpunimin arsimor shkencor ndërmjet institucioneve qendrore përgjegjëse për arsimin dhe shkencën të dy vendeve në bazë të parimeve të sovranitetit, pavarësisë, barazisë dhe reciprocitetit”, thuhet në marrëveshje, informon Zhurnal.

Ndryshe kjo marrëveshje nënshkruhet pasi që ka skaduar marrëveshja e vjetër në mes të dy vendeve.

Njëkohësisht marrëveshje e njëjtë do të nënshkruhet edhe me Republikën e Kosovës. Kohë më parë edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar marrëveshjen e harmonizuar dhe pasi që e njëjta të kalon në Qeverinë e Kosovës do të miratohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat