Bejta takoi kryetarin e Komunës së Stari Gradit, Ibrahim Haxhibariq

Maqedonia

Bejta takoi kryetarin e Komunës së Stari Gradit, Ibrahim Haxhibariq

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:30

I ardhur për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit, një delegacion nga Komuna e Stari Gradit nga Sarajeva e Bosnje Hercegovinës i kryesuar nga kryetari Ibrahim Haxhibariq, është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, i cili shfrytëzoi nga rasti që të shpreh falenderimet për delegacionin në fjalë për praninë e tyre në manifestimin e Ditës së Komunës së Gostivarit.
“Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Stari Gradit tani e dy vite janë binjakëzuar dhe që nga ajo kohë kanë raporte shumë të mira. Ura lidhëse mes nesh janë mërgimtarët tanë që punojnë dhe veprojnë në Bosnje. Ato kanë lënë përshtypje të mira atje, dhe kryetari i Komunës së Stari Gradit ka shprehu interesim të lidh ura bashkëpunimi me vendlindjen e tyre. Ne jemi krenarë për mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Bosnje dhe Stari Grad pasi me sjelljen e tyre kanë fituar simpatinë e popullit vendas”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta.
Kryetari i Stari Gradit Ibrahim Haxhibariq u interesua për historikun dhe të kaluarën e qytetit të Gostivarit, duke u shpreh se përshtypjet nga vizita në Gostivar janë shumë pozitive, edhe nga fakti se qyteti i Gostivarit në muajin e Ramazanit i ngjasonte shumë qytetit nga vjen ai.
Në fund të takimit, kryetari Nevzat Bejta dhe homologu i tij nga Stari Gradi këmbyen dhurata me simbolet e qyteteve të Gostivarit dhe Stari Gradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat