Rinia jonë po ikë në mërgim për të ardhme më të mirë

Maqedonia

Rinia jonë po ikë në mërgim për të ardhme më të mirë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:29

Jemi dëshmitar se si të rinjtë ikin të punojnë për në Amerikë, të rinj që shkojnë të punojnë në Greqi, Gjermani, Itali. Banka botërore, e cila nuk është as LSDM, as Soros, para tri viteve tregoi se 250.000 të rinj e lëshuan Maqedoninë. Sa është tani numri i tyre mund vetëm të paramendohet, deklaroi Stefan Bogoev, kryetari i Forumit Rinor të LSDM-së.
Në diskutimin e djeshëm mori pjesë edhe liderja e të rinjve në PRSD, Tamara Baara, pastaj Xhabir Doko, kryetar i Forumit Rinor të Partisë së lëvizjes së turqve, Stefan Minovski, kryetar i LIDEM dhe Murat Mustafa nga rinia e Lëvizjes për unitet turk.
“Një hulumtim i mëhershëm i një organizate jo qeveritare përmes një ankete kuptoi se 75 përqind e të anketuarve thuan se në periudhën prej dhjetë viteve vetveten e shohin në vend tjetër, e jo në Maqedoni”, theksoi Bogoev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat