LSDM mbetet para qeverisë, mediat spekulojnë largimin

Maqedonia

LSDM mbetet para qeverisë, mediat spekulojnë largimin

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:01

Opozita maqedonase LSDM do të vazhdojë të mbetet para godinës së Qeverisë së Maqedonisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Partia e Zaevit disa javë me radhë po qëndron para qeverisë ku ka ngritur tendat dhe janë të vendosur të qëndrojnë deri në largimin e Gruevskit.

Ndërkohë disa media në gjuhën maqedonase liferuan lajmin se LSDM-ja ka filluar ti heqë tendat. Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në një prononcim për “Zhurnal” kategorikisht i përgënjështroi pohimet se gjoja ata do ta largojnë tendat para qeverisë.

“LSDM-ja mbetet para godinës së qeverisë. Lajmi i fundit është vetëm një gënjeshtër. Ne i kemi kërkesat e qarta dhe do të qëndrojmë aty deri në dorëheqjen e kryeministrit Gruevski”, ka deklaruar për “Zhurnal”, zëdhënësi Shilegov.

Ndryshe, kriza politike në Maqedoni ka filluar të thellohet gjatë katër muajve të fundit kur lideri i opozitës maqedonase filloi të publikojë aferat koruptive të drejtuesve më të lartë të shtetit përmes të ashtuquajturave ‘bomba

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat