Askush nuk e din rolin e Thaçit në këto bisedime!

Maqedonia

Askush nuk e din rolin e Thaçit në këto bisedime!

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 10:20

Partia më e madhe opozitare shqiptare e drejtuar nga Menduh Thaçi si duket e ka gojën më të mbyllur se pushteti. PDSH-ja e cila tani e ka momentin që të zgjohet dhe të adresojë kritika të ashpra ndaj pushtetit, për reformat dhe ligjet që duhet të miratohen në të ardhmen, Thaçit dhe deputetëve të tij nuk iu dëgjohet zëri.

Thaçi eksponohet si faktor i vërtetë dhe merr pjesë në bisedimet në Bruksel dhe në Shkup, për të zgjidhur krizën politike në Maqedoni, mirëpo, kreu i PDSH-së nuk tregon se si dëshiron ai ta zgjidh krizën, apo me pjesëmarrjen e tij vetëm dëshmon se është dorë e zgjatur e kryeministrit Gruevski që të mbrojë bizneset e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

Nga Thaçi deri më tani opinioni nuk dëgjoi asnjë kërkesë të qartë dhe nuk ka parë vendosshmëri për të artikuluar interesin e qytetarëve shqiptarë. Në bisedimet me Eurokomesarin Johanes Han si duket PDSH-ja është vetëm dekor pasi ajo mbron interesat e pushtetit e jo të opozitës meqë s’ka qasje opozitare.

PDSH-ja mjetet opozitare i ka vendosur në një sirtar të qeverisë dhe kryekëput veprimet e saj kontrollohen nga pushteti. Të ndodh 9 maji i Kumanovës, skandali i aferës së përgjimeve dhe të miratohen një numër i madh i ligjeve në Parlament dhe të punësohen maqedonas nëpër institucione shtetërore dhe PDSH-ja të mos reagojë fare vetëm dëshmon se kjo parti aspak nuk është opozitare por është dorë e zgjatur e kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat