Kriza në Greqi e largon nga fokusi Maqedoninë

Maqedonia

Kriza në Greqi e largon nga fokusi Maqedoninë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:45

Edhe pse burime partiake pohojnë se ka pasur “lëvizje të vogla” sa i përket pikës së gjashtë të Marrëveshjes së 2 qershorit, përorganizimin e qeverisë e cila do t’i orgaanizojë dhe zbatojë zgjedhjet, deri më tani askush nuk ka zbuluar se çka në të vërtetë bëhet fjalë dhe cila palë në bisedime i ka zbutur qëndrimet.

Liderët e partive politike gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar edhe pak kohë që gjatë ditëve të ardhshme të zhvillohen biseda intebnzive brenda partiake.

Por të gjitha angazhimet diplomatike janë të fokusuara në arritjen e një marrëveshje finale për dalje nga kriza, pasi e gjithë situata nuk ka vetëm ndikime të brendshme por edhe të jashtme. Në fakt, kriza në Greqi është duke e absorbuar të gjithë vëmendjen e Brukselit për shkak të efekteve të mundshme të zhvillimit të mëtutjeshëm që mund të shkaktohet në eurozonë, shkruan DW.

Nëse politikanët e Maqedonisë nuk tregojnë kapacitet për zgjidhje të shpejtë dhe efikase, nën presion të rritjes së krizës ekonomike në Greqi dhe pasojave të saja kombëtare, Maqedonia mund të bie në fund të fokusit të BE-së.

Sipas burimeve të njëjta, koha që iu është dhënë liderëve për konsultime të reja e mban të gjallë procesin dhe i rritë shanset për Marrëveshje. Kjo pozitë aktive e lë të hapur procesin edhe për sygjerime dhe ndihmë nga ndërmjetësuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat