Mos udhëtoni në Greqi pa para ‘kesh’ dhe derivate nafte

Maqedonia

Mos udhëtoni në Greqi pa para ‘kesh’ dhe derivate nafte

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:13

Turistët nga Maqedonia që po pushojnë prej tani në Greqi kanë ngelur pa derivate nafte.

Banka Popullore e Maqedonisë dhe Agjencitë turistike kanë rekomanduar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Greqi pa pasur para në ‘cash’, dhe rezervoaret e mbushura të makinave me derivate nafte.

Agjencitë kanë theksuar se disa turistë gjatë ditëve të fundit janë ankuar se nuk ka pasur derivate të naftës nëpër pompat e benzinës, edhe pse ato kanë qenë të hapura, informon INA.

Me këtë problem janë përballur disa turistë nga Maqedoni, të cilët i kanë raportuar agjencive turistike në Shkup.

Nga ana tjetër, rekomandohet më mirë që të merren para në ‘cash’ se sa ti lihet mundësisë për t`u nxjerrë nga bankomatet në Greqi.

Banka Popullore theksoi se qytetarët e Maqedonisë mund të nxjerrin para edhe përmes bankomateve në Greqi, aq sa kanë limitin e caktuar.

Turistët e huaj nuk kanë limite sa i përket tërheqjes së parave, ashtu siç kanë grekët, të cilët mund të nxjerrin vetëm 60 euro në ditë.

Për sot në Greqi është paralajmëruar edhe mbyllja e pompave të benzinës, por nuk janë dhënë hollësi se a do të ketë mundësi për furnizime me derivate të naftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat