Komisionet kuvendore vendosin për ratifikimin e Marrëveshjes me Turqinë dhe buxhetin

Maqedonia

Komisionet kuvendore vendosin për ratifikimin e Marrëveshjes me Turqinë dhe buxhetin

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:08

Në Kuvendin e Republikës së Maqeodnisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet dhe për politikë të jashtme.
Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit pët tatim personal të fitimit, në lexim të dytë dhe raporti për punën e Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014.
Komisioni për politikë të jashtme duhet të prononcohet për ratifikimet e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak financiar midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Turqisë, si dhe Protokollin për realizim të ndihmës financiare midis qeverive të Maqedonisë dhe Turqisë dhe Protokollin për ndalesë të përdorimit të gazrave ngulfatëse, helmuese ose të tjera dhe metoda bakteriologjike për luftim, Gjenevë, 17 qershor 1925.
Në rend dite të Komisionit është edhe Konventa për mbrojtje dhe shfrytëzim të niveleve ndërkufitare të ujërave dhe liqejve ndërkombëtarë, e ndryshuar, dhe për Marrëveshjen midis qeverive të Maqedonisë dhe Moldavisë për bashkëpunim policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat