Strugë, rrethi në hyrje puninet pranë përfundimit

Maqedonia

Strugë, rrethi në hyrje puninet pranë përfundimit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:58

Punimet në rrethin kryesor në hyrje të Strugës vijojnë me intenzitet të lartë dhe pritet që së shpejti të përfundojnë plotësisht.

Gjatë ditës së djeshme ka filluar vendosja e sunjalistikës horizontale, janë vizatuar vendkalimet për këmbësorë, ndërsa ditë më parë kanë filluar pregatitjet edhe për gjelbërimin dhe zbukurimin e pjesës sipërfaqësore të rrethit dhe “ishujve” rreth tij.

Rrethi në hyrje të strugës është cilësuar si një investim shumë i rëndësishëm i Komunës së Strugës, pasi siç vlersojnë ekspertët më së paku aty do të minimizohen mundësitë për aksidente të cilat siç dihet në këtë vend ishin të shumta madje në disa raste me pasojë vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat