Gjendja e Zyrave rajonale të Ministrisë së Punës, revolton qytetarët

Maqedonia

Gjendja e Zyrave rajonale të Ministrisë së Punës, revolton qytetarët

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:18

Pas publikimit të lajmit në televizionin Alsat M për kushtet e vështira në të cilat punon inspektorati i njësisë rajonale të Ministrisë së Punës dhe Politikës sociale, sot kanë reaguar edhe pronarë të firmave, të cilët shprehen se me ditë të tëra enden nëpër zyrat e tilla, me dokumentacionin në dorë për të plotësuar kushtet, të cilat në fakt i shohin aty tek institucioni që i gjobit apo ua kërkon ato kushte.

“Nuk është normale kjo, se ja, siç e shihni jam t’u vrapua gjithë kohës me dokumentet asgjë nuk bëjnë, nuk e marrin parasysh të konsultohen me popullin për këto gjëra, shembull ne jemi me ëmbëltoren s`jemi tu i rregullua. Inspektorati duhet kushtet e veta ti bëj njëherë pastaj t`i kërkoj ato që duhen”.

Banorët e qytetit të Gostivarit janë shprehur të habitur nga ajo që kanë parë mbrëmë. Ata i bëjnë apel Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që t’i rregullojnë kushtet sepse, edhe së pari aty punojnë njerëz, dhe mbi të gjitha, asnjë institucioni nuk i shkon një pamje e tillë.

“Çfarë kushtesh kishin ata si e pamë mbrëmë s’ma kap mendja si rrinë aty ata të punësuarit. Me qenë një njeri normal s’rrinë aty. Ministria duhet të financojë për objektet e veta që i ka”.

“Kjo është e keqja më e madhe se ai vet është kundër ligjit ndërsa kërkon të drejta prej popullit dhe iu ve presion dhe populli është ngushtuar aq shumë sa që s`ka më”.

“Po kushtet duhet t`iu ndryshojnë gjë normale është ajo ama këtu s’ka asgjë ka ra krejt shtet më i dobët se ky s`ka”.

“Ekipi i televizionit Alsat ka vizituar sot një numër të madh firmash në qytetin e Gostivarit, për t’i pyetur ata nëse ndonjëherë kanë qenë të dënuar pikërisht ky inspektorat, i cili, vet kushtet e veta nuk i ka të plotësuara, megjithatë duke pasur frikë nga hakmarrja e inspektoratit, ata nuk pranonin që të shprehen para kamerave, por pas kamerave shprehen se, ata vet kushtet i kanë makabre, ndërsa kur futen nëpër lokale të firmave private, ata kërkojnë që të plotësohen edhe imtësirat më të vogla për të funksionuar si duhet firma”.

Ndërsa pas tentimit tonë që të marrim prononcim qoftë edhe telefonik, nga Ministria nuk iu përgjigjën thirrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat