Flora Kadriu zgjidhet këshilltarja e re e Ivanovit!

Maqedonia

Flora Kadriu zgjidhet këshilltarja e re e Ivanovit!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:51

Ish-zëvendës kryeministri për çështje evropiane Ivica Bocevski dhe ish-deputetja Flora Kadriu janë këshilltarët e rinj të presidentit Gjorge Ivanov, mëson Makfax.

Kabineti i presidentit maqedonas e ka konfirmuar informacionin.

Nga kabineti sqaruan se Bocevski dhe Kadriu janë zgjedhur për këshilltarë të veçantë për presidentin Ivanov nëpërmjet konkursit publik, i cili ishte shpallur në fillim të këtij muaji dhe nga atje thonë se të dy do të jenë të angazhuar në zyrën e Ivanovit deri në skadimin e mandatit të tij në 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat