Kontroll në Agjencinë e Inteligjencës nga Komisioni për mbikqyrje të punës së DSK dhe AI-së

Maqedonia

Kontroll në Agjencinë e Inteligjencës nga Komisioni për mbikqyrje të punës së DSK dhe AI-së

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:09

Situata e tërësishme e sigurisë në Maqedoni dhe rajon, kërcënimet e sigurisë me të cilat përballet, kanë qenë pjesë e çështjeve për të cilat janë interesuar anëtarët e Komisionit për mbikqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim në suaza të vizitës së sotme të Agjencisë.

“Ajo që ishte kumtuar është një informatë më pak apo më shumë publike e cila mund të nxirret edhe nga analiza e mediave vendore, rajonale dhe të huaja. Ekzistojnë disa lloje të kërcënimeve të sigurisë aktuale në raport të të gjithë Evropës duke e përfshirë Maqedoninë, ndërsa janë të lidhura me lëvizjet migruese dhe mundësinë për infiltrim individë ose grupe të caktuara të cilët paraprakisht mund të involvohen në vatra të caktuara luftarake jashtë kontinentit evropian”, deklaroi deputeti Antonio Milloshoski, anëtar i Komisionit.

Kërcënimi i dytë ashtu siç ishte potencuar, është i lidhur me atë parapraken dhe ka të bëjë me radikalizmin në raport të bazës fetare dhe keqpërdorimit të tij në qëllime të caktuara. Megjithatë, potencoi Milloshoski, Evropa si kontinent, të gjitha vendet anëtare të BE-së ose vendet kandidate nuk janë përjashtuar nga rreziku i tillë.

Vizitën, anëtarët e Komisionit e kanë vlerësuar si të kënaqur dhe të suksesshme sepse kanë marrë një numër të madh të informatave, si dhe përshkrim në punën e Agjencisë.

“Në raport të informatave mund të them se ato ishin nga interesi i madh për anëtarët sepse bëhet fjalë për informata lidhur me sigurinë jo vetëm në RM, por edhe në sfidat rajonale, si dhe disa fenomene globale me të cilat për momentin Evropa përballet si kërcënim”, tha Milloshoski.

Komisioni ka qenë për vizitë në Agjencinë për Zbulim në përbërje të shumicës, por jo të tërësishëm.

Komisioni ka qenë për vizitë në Agjencinë për Zbulim në përbërje shumicë, por jo të plotë.

“Disa munguan për shkaqe objektive të cilat paraprakisht i paralajmëruan. Komisioni do të jetë në përbërje të plotë në këtë moment kur LSDM-ja si koalicion opozitar do ta ndërmarrë vendin e kryesimit dhe do t’i mbushë vendet për anëtarët të cilët i përkasin Komisionit” tha Milloshovski i cili sot e ka kryesuar delegacionin nga Komisioni kuvendor.

Ai paralajmëroi se gjatë muajit të ardhshëm Komisioni eventualisht do të realizojë edhe vizitë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Pas vizitës së anëtarëve të Komisionit sot kumtesë dërgoi edhe Agjencia për Zbulim.

“Gjatë vizitës, anëtarët e Komisionit u informuan për aktivitete vijuese të cilat i ndërmerr Agjencia në pajtim me kompetencat ligjore, për kërcënimet e sigurisë me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë dhe masat të cilat ndërmerren për parandalimin e tyre, pajisjen e tyre materiale-teknike dhe plotësimin e kuadrove, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe bashkëpunim me shërbimet partnere”, thuhet në kumtesën nga AZ.

Udhëheqësia e Agjencisë ka dhënë theks të posaçëm në aktivitet të cilat në suaza të kompetencave ligjore të konfirmuara ndërmerren drejt kërcënimeve për siguri kombëtare të Republikës së Maqedonisë, mënyra e bashkëpunimi dhe komunikimit me institucionet.

Anëtarëve të Komisionit u janë prezantuar resurset buxhetore dhe nevojat, largimi i kuadrove në bazë të pensionimit, mungesën e kuadrove profesionale-operative i cili do të angazhohej sipas parimit të vauçer-sistemit, si dhe nevojën nga modernizimi i mjeteve operative-teknike për parandalimin efikas të kërcënimeve të sigurisë drejt Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat