Mancevski: Punësimet në Shkup po bëhen në vija partiake

Maqedonia

Mancevski: Punësimet në Shkup po bëhen në vija partiake

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 14:15

Damjan Mancevski nga LSDM-ja reagoi ndaj punësimeve partiake në qytetin e Shkupit.
Ai theksoi se bëhet fjalë për një shembull klasik të përzierjes së shtetit nga ana e partisë në pushtet.
“VMRO-DPMNE kanë udhëhequr intervista partiake, në hapësirat e Këshillit të Shkupit.
Cinizmi i tyre shkoi deri aty sa që ministra nga qeveria po zgjidhin për gjithçka, që nuk është edhe punë e tyre.
Dukshëm, profesionalizmi dhe përvoja nuk janë kriteret kryesore të zgjedhjes së kandidatëve, por lojaliteti partiak. Nuk ka ndarje midis pushtetit lokal dhe qendror. Gjithçka është Nikolla Gruevski”, shkroi Mancevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat