A do të humb Zaevi si “gërçka”!

Maqedonia

A do të humb Zaevi si “gërçka”!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 14:13

Kriza politike në Maqedoni është ndër krizat më të paqarta në botë. Pas publikimit të aferës së përgjimeve ku kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për keqpërdorime financiare dhe kontroll të plotë ndaj gjykatës dhe pushtetit askush deri më tani nuk u paraburgos dhe nuk gjendet nën hetime, raporton Zhurnal.

Pasiviteti i këtillë i organeve hetuese dëshmon se qeveria e ka në kontroll të plotë gjyqësorin në Maqedoni. Për shkak të kësaj situate zgjidhja në vend edhe pse mund të ketë një marrëveshje politike ajo në esencë do të ndryshojë shumë pak gjëra për qytetarët.

Ndryshimet të cilat i ka marrë si obligim kryeministri Gruevski nga Brukseli zyrtar janë vetëm obligime të cilët tangojnë partitë politike e jo qytetarët. Takimi i sotëm në Shkup edhe nëse arrihet një kompromis nuk do të ndryshojë pothuaj se asgjë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga njëra anë VMRO-DPMNE-ja ka bërë punësime marramendëse ku mbi 50 mijë persona ka angazhuar në institucionet e shtetit dhe me këtë e ka të garantuar fitoren duke kalkuluar edhe në afro 300 mijë pensionistë dhe bujqit.

Nga ana tjetër lideri i opozitës Zoran Zaev gjatë muajve të fundit publikoi skandalin e përgjimeve që tronditi opinionin se si elitat politike në vend kontrollojnë çdo gjë. Mirëpo, Zaev nuk ka platform se çka do të ofrojë ndryshe nga Gruevski dhe me çka do ti joshë votuesit në prill të vitit 2016.

Sipas analistit politik Ismet Ramadani mosprezenca e BE-së dhe SHBA-ve në takimin e liderëve nuk mund të pritet ndonjë marrëveshje. Sipas tij, pa ndonjë presion të madh nga jashtë Gruevski nuk do të largohet.

“Mendoj se pa prezencën dhe ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve në nivel më të lartë dhe të njerëzve që i njohin problematikat nuk besoj se do të arrihet ndonjë marrëveshje pasi qëndrimet mes Gruevskit dhe Zaevcit janë diametralisht të kundërta. Duhet një presion më i madh dhe i kushtëzuar në stilin ‘Merre ose leje’ të cilin më së miri e bëjnë amerikanët. Kemi të bëjmë me një kryeministër i cili pa presion serioz nga jashtë nuk do të lëshojë pe”, deklaroi për Zhurnal, analisti politik Ismet Ramadani.
Sipas tij, ai ka një masë të bollshme kritike ndërsa opoziuta maqedonase e udhëhequr nga Zaev me këto lloj protesta dhe çadrat para qeverisë vështirë se do ta detyrojnë Gruevskin të largohet nga pushteti.
Madje disa analistët janë të mendimit se pa një program të mirëfilltë qytetarët e Maqedonisë nuk do të motivoheshin që të votojnë për Zoran Zaev. Sipas tyre, Zaev mund të përjetojë debaklin e PD-së në Shqipëri ku një pjesë e madhe e mediave fliste për krimin dhe korrupsionin e Edi Ramës ndërsa nga ana tjetër në zgjedhjet e fundit lokale arriti fitore bindëse

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat