Takimi i liderëve mbaroi, Gruevski ua ka prezantuar planin për reforma

Maqedonia

Takimi i liderëve mbaroi, Gruevski ua ka prezantuar planin për reforma

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 09:37

(E plotësuar)Edhe një takim liderësh të Maqedonisë mbaroi duke mos dhënë deklarata për publikun ndërsa kumtesa e përbashkët thotë që liderët janë dakorduar të takohen sërish.

“Ne, liderët e partive kryesore politike, u takuam sot që ti vazhdojmë bisedimet në lidhje me formën e saktë të Qeverisë që do ti organizon zgjedhjet siç parashihet në pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit. Në këtë kontekst, liderët u pajtuan që të takohen përsëri në ditët në vijim.

Kryeministri Gruevski prezentoi draft planin e propozuar qeveritar për ti zbatuar rekomandimet në lidhje ne reformat sistematike në fushën e sundimit të ligjit që do të zbatohen në përputhje me pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit. ” thuhet shkurtë në kumtesën e BDI-së në emër të të katër liderëve.

Filloi takimi i liderëve

Në Klubin e deputetëve në orën 17 filloi takim i ri midis kryetarëve të katër partive më të mëdha ­ Nikolla Gruevski i VMRO­-DPMNE­së, Ali Ahmeti i BDI­së, Menduh Thaçi i PDSH­së dhe Zoran Zaev i LSDM­së, në të cilin duhet të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes nga 2 qershori për zgjidhje të krizës aktuale politike.

Takimi u dakordua pas bisedimeve të liderëve partiak të mbajtura më 19 qershor në Klubin e deputetëve në të cilat morën pjesë edhe ambasadorët e BE­së dhe të SHBA­së Aivo Orav dhe Xhes Bejli dhe në të cilat ata edhe njëherë e konfirmuan përkushtimin e tyre të plotë të marrëveshjes nga 2 qershori të arritur me ndërmjetësim të eurokomisarit për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane, Johanes Han.

Sot takohen liderët e Maqedonisë, zbatimi i marrëveshjes nga 2 qershori

Në Klubin e deputetëve sot pasdite duhet të mbahet takim i ri i liderëve midis kryetarëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni – Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti i BDI-së, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Zoran Zaev i LSDM-së, në të cilin duhet të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes nga 2 qershori për zgjidhje të krizës aktuale politike.

Takimi u dakordua pas bisedimeve të liderëve partiak të mbajtura më 19 qershor në Klubin e deputetëve në të cilat morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-së Aivo Orav dhe Xhes Bejli dhe në të cilat ata edhe njëherë e konfirmuan përkushtimin e tyre të plotë të marrëveshjes nga 2 qershori të arritur me ndërmjetësim të eurokomisarit për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane, Johanes Han.

“Ne, liderët e partive kryesore opozitare, sot u dakorduam edhe njëherë ta konfirmojmë përkushtimin tonë të plotë nga 2 qershori dhe të vazhdojmë me bisedimet për zbatimin e tyre të plotë në nivel të liderëve më 29 qershor. Ne, gjithashtu e mbështesim menaxhimin transparent nga ana e BE-së me tekstin e kësaj marrëveshje, si dhe me të gjitha rekomandimet specifike me reformat sistematike në sferën e qeverisjes së të drejtës të cilat do të zbatohen në interes të të gjithë qytetarëve”, u theksua në kumtesën e përbashkët pas takimit.

Eurokomisari Johanes Han e përshëndeti rezultatin nga takimi i liderëve politik, ndërsa KE-ja porositi prioritet për reforma urgjente që “Republika e Maqedonisë duhet t’i plotësojë në sferën e qeverisjes së të drejtës dhe të drejtat themelore, depolitizimin e administratës publike, lirinë e shprehjes dhe reformat zgjedhore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat