Edhe pas katër muajve ende nuk ka zgjidhje të ngërçit politik

Maqedonia

Edhe pas katër muajve ende nuk ka zgjidhje të ngërçit politik

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:13

Nuk ka afrim midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së as katër muaj pas plasjes së krizës politike dhe mos pajtimeve midis partisë në pushtet dhe partisë në opozitë, edhe pse si asnjëherë më parë faktori ndërkombëtar është angazhuar për zgjidhjen e kësaj krize.

Muaji që kaloi filloi me ngritjen e akuzës për rastin Puc, në të cilën lideri i LSDM-së, Zoran Zaev po ngarkohet për dhunë mbi përfaqësuesit më të lartë në shtet. Në lidhje me paditë e LSDM-së për përgjimet, Hetuesia ende po heshtë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Nikolla Gruevski e mori mandatin e katërt për ta udhëhequr partinë. Ranë edhe dorëheqjet e para në Qeveri. Përkrahësit e dy partive dhe shoqatat qytetare të cilët i gravitojnë dolën në rrugë, ndërsa disa prej tyre ngelën atje për të kampuar, pas publikimit të disa bombave nga ana e LSDM-së, pas së cilës kishte edhe policë dhe protestues të lënduar, ndërsa Maqedonia e zgjodhi faqet në ballinë në mediat botërore. Edhe pse nga të gjitha anët e botës për ditë arritën porosi për qetësimin e situatës dhe zgjidhjen institucionale të aferave, takimet e liderëve që u mbajtën në Strasburg dhe në Shkup nuk dhanë rezultate.

Paralajmërimet se Komisioni evropian do të dërgoj prfaqësues special për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, u demantuan. Nga takimi i fundit i liderëve, kanë dal vetëm paralajmërime se liderët do të takohen përsëri pas disa ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat