Siljanovska: Seancat në Parlament duken si seanca të VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Siljanovska: Seancat në Parlament duken si seanca të VMRO-DPMNE-së

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:39

Profesoresha universitare, Gordana Siljanovska, theksoi se Maqedonia po përballet me ndarje të thella partiake, ndërsa më të thellat janë në frontin pushtet-opozitë, pasi që nuk kuptohet se opozita nuk duhet perceptuar si dikush që ozonon, se opozita është një faktor i pazëvendësueshëm i demokracisë.
Siljanovska konstatoi se Parlamenti pa opozitën nuk është parlament. Ajo theksoi se nuk mund të ushtrohet demokracia me mendimtarët e njëjtë dhe pyet se si do të ushtrohet toleranca pa ato të cilët nuk e përfaqësojnë vetveten, por qytetarët.
“Ato janë ndarje të thella që opozita shpesh herë përjetohet si armik, dhe parlamenti i jonë shpesh herë i ngjan një takimi partiak të mendimtarëve të njëjtë në të cilën kundërshtari do të ofendohet dhe satanizohet dhe 25 vite në këtë mënyrë po rrjedhin gjërat në Maqedoni.
Nuk ka vetëdije për nevojën nga konsensusi për çështje të rëndësishme nacionale dhe në atë që në i ofendojmë qytetarët, ata që kanë votuar, pasi që harrohet se legjitimiteti buron nga qytetarët, dhe jo nga elitat partiake dhe se sipas Kushtetutës deputetët duhet që të votojnë sipas bindjes së tyre dhe jo me diktatin e liderit ose drejtuesve të partisë”, tha profesoresha Siljanovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat