BESA në Studeniçan: Rasti i Kumanovës një krim i rëndë kundër njerëzimit

Maqedonia

BESA në Studeniçan: Rasti i Kumanovës një krim i rëndë kundër njerëzimit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:35

Sonte Lëvizja BESA ka qëndruar në Studeniçan të Shkupit, ku krahas shpalosjes së platformës “RIDEFINIMI” është bërë edhe themelimi i Këshillave Komunal të Sopishtës dhe Zelenikovës. Platformën e Lëvizjes e sqaruan disa nga themeluesit e Lëvizjes BESA, kurse në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarë të Kryesisë Qendrore.

Fillimisht fjalën e mori Rexhep Memedi anëtarë i Kryesisë Qendrore nga BESA i cili tha, - “Karshiaka po dëshmon se është me BESE, edhe pse jemi qe 6 muaj në skenën politike fryma jonë ideologjike po shtrihet gjithandej nëpër vendbanimet tona. Ky servilizëm dhe ky nënshtrim ‘deri në vdekje’ ndaj pushtetarëve maqedonas ka qenë bomba kryesore që i ka prodhuar pastaj edhe bombat e tjera për të cilat flet z.Zaev, gjegjësisht një shtet të mbrapsht e të egër, që është në dorë të një grupi pushtetarësh kriomogjen maqedonas. Ajo është “politika e dështuar shqiptare në Maqedoni” ajo është politika që i ka plagosur dhe gjakosur shqiptarët këto 14 vitet e fundit”.

Më tutje foli Adnan Azizi anëtarë i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA që theksoi, - “Thuajse nuk ka kalur ditë tërë këto vite, ndoshta edhe muaj që shqiptarët mos të pësojnë nga skenaret e zeza, pra mos ta paguajnë me vrasje, rrahje, montime, dëbime, diskriminime e burgosje, kurse rasti më i freskët që kemi pësur nga këto skenare është rasti i Kumanovës, e cila duket se është hallka e fundit e këtij skenari me komplote të mëdha antishqiptare.

Këso gjërash mos të harrojmë se na kanë ndodhur edhe më herët, në Gazi Babë, në Brodec, në Odri të Tetovës, Radusha, Smillkovca, në fund ndodhi edhe tragjedia e rëndë e veshur me petkun e zi rasti i Kumanovës. Ky rast e veshi me të zeza edhe Studeniçanin, por dhe Kosovën. Mund të thuhet se këto skenare vijnë si pasojë e asaj që shihet se pushtetet nuk heqin dorë nga antishqiptaria e thellë, e cila ndodh me miratim mbase që nënkuptohet me heshtjen e pushtetarëve shqiptarë. Lagjja e Trimave u ngrit si në ankth atë ditë mes plumbave e bombave, ndërsa tragjedia qëndron se aty kishte përplot civil: nëna, motra, vëllezër e fëmijë shqiptarë, pra kjo lirisht mund të cilësohet si një krim i rëndë kundër njerëzimit. Ne si Lëvizje që atë ditë e bëmë fajtore për këtë rast apo skenar Qeverinë VMRO-BDI, dhe këto gjëra duket se po vërtetohen me dëshmitë e fundit që po paraqiten në opinion. Shqiptarët nuk e duan një Maqedoni të tillë që vret, burgos, keqtrajton, dhe rrahë shqiptarë, andaj duhet Ridefinuar dhe riformatuar ky shtet nga e para”.

Ndërkohë si ngjarje më e rëndësishme në këtë organizimi ishte themelimi i Këshillit Komunal të BESËS të Sopishtës i përbërë nga 14 anëtarë ku si Koordinator u zgjodh Ibrahim Rrahmani, si dhe ai i Zelenikovës që zgjdhi si Koordinator Rafiz Elmazi. Z. Rrahmni dhe Elmazi në fjalën e tyre pohuan se BESA është shpresa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë, dhe se bazamenti i kësaj Lëvizje qëndrojnë vlerat kombëtarë dhe morale.

Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA ndër të tjera pohoi se, - “Shqiptarët tashmë janë të bindur se ky shtet duhet “Ridefinuar”, dhe të pyeten se a ia vlen akoma shqiptarët të investojnë në këtët shtet? Prandaj, ne kërkojmë që Maqedonia të bëhet shtet i shqiptarëve dhe i maqedonasve, ne nuk e duam shkatërrimin e këtij shteti, por ama s’kemi pse të lejojmë që ne të jemi humbës, dhe gjithmonë fajtorët të shpallemi ne vetëm pse jemi shqiptarë! Andaj, është koha kur themelet e shtetit duhet të vendosen të barabartë për shqiptarët e maqedonasit që shteti të funksionojë normalisht”.
Tutje Afrim Gashi nga BESA theksoi, - “Rrjedha e Lëvizjes BESA çdo ditë e më shumë po zgjerohet dhe kjo më bënë krenarë. Ajo që doli në “Bomba” ndër të tjera shpalosi gjithat që e flisnim vazhdimisht se ky shtet është i kurdisur keq, madje shumë keq, andaj mendojmë se mënyra e vetme për daljen nga kjo krizë e thellë politike i kemi paraparë në Platformën “Ridefinimi”. Vet gjendja faktike ka treguar me kohë se ky shtet është i falimentuar se nuk funksionin as polici, as gjyqësi, e as administratë. Maqedonia është vendi i dytë në botë që nuk ka regjistrim të popullsisë, vetëm Somalia dhe Maqedonia nuk e kanë realizuar një gjë të tillë”.

Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i BESËS, Bilall Kasami i cili përveç shpjegimeve të përgjithshme, në cilësi të ekonomistit, bëri elaborime për ofertën ekonomike të Lëvizjes BESA. Kasami shpjegoi se objektivat kryesore ekonomike të Lëvizjes BESA janë: krijimi i sistemit në të cilin shumica e njerëzve do të kenë qasje te resurset maksimale; vendosja e individit në qendër të vëmendjes dhe interesit, në kuptimin e shanseve të barabarta në të gjitha aspektet; alokimi efikas dhe efiçinet i resurseve në të gjitha aspektet – që nga ato të burimeve njerëzore; maksimizimi i shportës së të mirave që një konsumator individual mund t’i konsumojë (standardi jetësor); minimizimi i pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave, pa e dhunuar sistemin dhe dekurajimin e ndërmarrësisë dhe kufizimi i marzhave maksimale në shportën e konsumit bazik, që kështu ta rritë aftësinë blerëse të konsumatorëve, posaçërisht të mallrave bazike.

Ai bëri shpjegime të hollësishme dhe dha plot detaje në terma ekonomike se çfarë do të ofrojë BESA që të zhvillohet biznesi shqiptar, që të zhvillohen rajonet shqiptare, por edhe në përgjithësi shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat