Maqedonia kundër hetimit ndërkombëtar për Kumanovën

Maqedonia

Maqedonia kundër hetimit ndërkombëtar për Kumanovën

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:22

Qeveria maqedonase me të gjitha forcat po kundërshton kërkesat e hetimit ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë, shkruan gazeta austriake Der Standard, në analizën e përkushtuar ndaj gjendjeve në vend.

“Çka ndodhi me të vërtet në Kumanovë bëhet e paqartë. Qeveria maqedonase i kundërshtoi kërkesat për hetim ndërkombëtar me duar dhe këmbë, tha një diplomat. Një hetim i tillë kërkuan më shumë vende anëtare të BE-së, por edhe Shqipëria”, shkruan Der Standard.

Gazeta shkruan edhe për varrimin e anëtarëve të mbytur të grupit të armatosur në Kosovë.

“Varrimi i të martës u shndërrua në manifestim të ultranacionalistëve shqiptar dhe të idesë së tyre për Shqipërinë e Madhe. Veteranët e UCK-së në Prishtinë u sollën si të kishin arritur heronj të vërtet. Por në të vërtet bëhej fjalë për veprime vdekjeprurëse të nëntë kriminelëve dhe të një ish anëtari të UCK-së që u vranë nga policia maqedonase me nëntë dhe dhjetë maj në Kumanovë”, thuhet në Der Standard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat