“Bomba 35”: Gjysma e statujave të Shkupit 2014 “në të zezë” (Video)

Maqedonia

“Bomba 35”: Gjysma e statujave të Shkupit 2014 “në të zezë” (Video)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 19:14

Nënkryetari i LSDM-së, Damian Mançevski ka filluar të tregojë “bombën 35” të opozitës gjatë konferencës që po mbahet përpara godinës së Kuvendit.

Damian Mançevski ka deklaruar se në përgjimet e bisedave ndërmjet kryeministrit Gruveski dhe ish-ministrit Janakievski, shihet se si objektet e afër gjysmës së ministrive janë duke funksionuar në mënyrë të “egër”.

Në këto materiale dëgjohet edhe zëri i kryeministrit i cili porosit që për ndërtimin e objektit të MPJ-së të sigurohet një lëje e përkohshme.

Ndërkohë, Janakievski ia rikujton Gruevskit se gjysma e objekteve të administratës shtetëore, të Shkupit 2014">2014 nuk janë në rregull në listat e kadastrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat