Përkundër motit, kampuesit para Qeverisë dhe Kuvendit nuk lëshojnë pe

Maqedonia

Përkundër motit, kampuesit para Qeverisë dhe Kuvendit nuk lëshojnë pe

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:50

Kampuesit para qeverisë dhe para Kuvendit nuk i tremb as i ftohti as shiu, thonë se do mbeten deri në fund.Njëra palë derisa kryeministri nuk jep dorëheqje, të tjerët do të qëndrojnë para parlamentit, derisa të ketë nevojë të jenë atje.Edhe pse ata kanë pritje të ndryshme janë unik në një gjë, shpresojnë në zgjidhje të shpejtë të krizës. Një pjesë e kampuesve para Kuvendit nuk e di se pse ata janë aty, por siç thonë i kanë pëlqyer kolltuqet prej kashte.

“Që kur i keni? Që nga dje. Prej dje? Nuk e di unë nuk isha këtu.Por ju erdhën mirë? Po. Mirë është. Tani patjetër të rrimë ulur. Pse patjetër? E pra tani çfarë të them, nuk e di. Cilat janë kërkesat tuaja pse jeni këtu? Nuk e di, vetëm të të gënjej, nuk e di.Nuk di asgjë”.

“Ne i mbrojmë qëndrimet e Kryeministrit tonë të zgjedhur në zgjedhje legjitime dhe ne e dimë se në anën tjetër ata që shtrihen para qeverisë duan vullnetin e popullit ta ndryshojnë me forcë me shërbimit e huaja dhe populli maqedonas me këtë nuk pajtohet.Gjendja politike nuk varet prej nesh por nga pala tjetër që e shkaktoi këtë.A nuk varet nga kryeministri? Nga kryeministri nuk varet asgjë, sepse kryeministri u zgjodh në zgjedhje legjitime dhe është përfaqësues i popullit dhe ai qëndron prapa kryeministrit dhe ne nuk shohim asnjë faj tek ai”.

“Flasim për bombat dhe nuk kërkojmë kush ka përgjuar, mua shumë më irriton kjo. Një nga momentet që jam këtu është ajo se kush mund t’i ketë bisedat e mia në telefonin e tij, ndërsa flasim dhe brengosemi për atë që është folur. Le së pari, të shohim kush na ka përgjuar. Nuk Ju vjen inati që tenderë janë kurdisur? Për çfarë tenderë flitni? Të lutem. Unë nuk dëgjova një gjë të këtillë në televizion. Ja dëgjoj dhe shoh televizion, një punë e këtillë nuk kam dëgjuar, se ky pushtet ka bërë krim më serioz”.
Kampuesit para Qeverisë thonë se kampi zgjerohet çdo ditë e më shumë.
“A keni shëtitur në atë dhe në këtë kamp që të shihni se si populli është bashkuar, jo vetëm maqedonasit, por edhe shqiptarët? Këtu ka flamuj nga të gjitha kombësitë, kjo është ajo bukuri që e ka te ne. Nuk ka dallim. Atje janë vetëm njëlloj”.

“Ndoshta nuk do të jetë shpejt, por jam i sigurt se deri në gjysmën e qershorit do të ketë epilog. Edhe po të binte borë edhe po të binte shi, ne mbetemi këtu derisa diktatori i fundit në këto hapësira nuk jep dorëheqje. Ai na shkurtoi lirinë, sigurinë, rendin juridik, demokracinë dhe mbetemi këtu derisa nuk e kthejmë atë që ai na ka marrë”.
“Mendojmë se së shpejti do të zgjidhet situata, Gruevski do të japë dorëheqje. Shpresoj se do të ketë dhe do të duhej të kishte zgjidhje. Me kaq bomba dhe skandale të cilat e ndjekin Gruevskin dhe qeverinë e tij, në kohën më të afërt duhet të ketë dorëheqje”.
Kampet u vendosën menjëherë pas protestave masive të opozitës para qeverisë dhe tubimit të VMRO-së para Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat