As sot nuk ka bombë për "Monstrën"

Maqedonia

As sot nuk ka bombë për "Monstrën"

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:28

Sot me fillim në orë 18 në Kampin para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të mbahet debat me temë “Shkupi 2014 në prizmin e qytetarëve”. Në fillim të debatit, do të publikohen edhe autio inçizime për të vërtetën rreth projektit Shkupi 2014, nga nënkryetari I LSDM-së Damjan Mançevski.

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në faqen e tij në Facebook ka paralajmëruar se në tribunën që do të mbahet në orën 18 sonte në kampin para Qeverisë ka gjasa të publikohet bomba e 35-të e Zaevit. Megjithatë, ende nuk dihet saktë se kur do të publikohet bomba, pasi dimë që Zaev për momentin është në vizitë zyrtar në Bullgari dhe mundet që për këtë shkak të ishte ndërruar ora e bombës, nga ajo e zakonshmja në orën 14.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat