Zaev nga Bullgaria: Nuk duam skenarë si ai i Ukrainës dhe Serbisë (VIDEO)

Maqedonia

Zaev nga Bullgaria: Nuk duam skenarë si ai i Ukrainës dhe Serbisë (VIDEO)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:41

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili sot ishte në vizitë zyrtare në Sofje është takuar me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov ndërsa në takim ka marr pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë Daniel Mitov.

“Mënyra e daljes nga kriza është në pajtim me praktikën evropiane. Nuk duam skenarë si ajo e Ukrainës dhe Serbisë”, deklaroi Zaev pas takimit.

Ai gjithashtu i njoftoi kryeministrin dhe shtetin Bullgar me krizën e fundit politike në Maqedoni.

Nga ana tjetër, kryeministri Borisov shfaqi sërish mbështetjen e Bullgarisë ndaj Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe Nato dhe porositi që sa më shpejtë të zgjidhet kriza politike në rrugë demokratie.

Me theks të veçant Borisov ka thënë se Bullgaria është kundër të gjitha tendencave për federalizimin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat