Fajon: Gruevski krijoi perandori të rrejshme me mediet proqeveritare

Maqedonia

Fajon: Gruevski krijoi perandori të rrejshme me mediet proqeveritare

Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:37

“Pasi që Qeveria e Gruevskit e mori kontrollin ndaj shtetit dhe politikës së saj, erdh deri tek akuzat e rënda se Gruevski e mori edhe kontrollin mbi mediat”, shkruan eurodeputetja Tanja Fajon në komentin e titulluar “Perandoritë e rrejshme” ku e vlerëson situatën e përgjithshme lidhur me lirinë e shprehjes në Serbi, Maqedoni dhe Mali të Zi.

“Duke i shpërblyer vetëm mediet proqeveritare dhe me injorimin e medieve kritike, Gruevski krijoi ‘perandori të rrejshme’, e cila mori epilogun para disa ditësh, kur u mbajtën protestat masovike antiqeveritare, të cilat nuk i transmetoi asnjë televizion maqedonas”, thotë Fajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat