Grupi që thotë se udhëheqin Muftininë e Shkupit: Rexhepi kriminalitetin tenton ta mbulon përmes familjes së Harun Aliut!

Maqedonia

Grupi që thotë se udhëheqin Muftininë e Shkupit: Rexhepi kriminalitetin tenton ta mbulon përmes familjes së Harun Aliut!

Më: 29 maj 2015 Në ora: 00:14

Ibrahim Shabani, që thekson se akoma është Muftiu legjitim i Muftinisë së Shkupit sot me bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e tij ka dalur me akuzën e radhës ndaj kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, duke e konsideruar vetëm si një individë.

Ja se çfarë thuhet në reagimin e plotë të publikuar për mediat:

“Sulejman Rexhepi për interese të ngushta personale dhe për të mashtruar opinionin tani po shfrytëzon autoritetin e familjes së Harun Aliut. Ai pas ndryshimeve jolegjitime dhe duke shkelë kushtetutën e BFI, po vazhdon të keqpërdor autoritetin e kësaj familje të ndershme dhe autoritative, thuhet në deklaratën e Myftinisë së Shkupit.

Nëse aq shumë Sulejman Rexhepi është përkujdesur për këtë familje atëherë për çfarë arsye Mevludin Aliu qëndroi për vite me rradhë si edukatorë në Medresenë Isa Beu dhe më pastaj punoi si bibliotekist në Fakultetin e Shkencave Islame!? Mevlud Aliu tani më sipas Sulejman Rexhepit i emëruar kryeimam në Muftini të Shkupit është edhe një keqpërdorim i rradhës dhe një mashtrim opinionit të gjërë.

Dyfytyrësia e Sulejman Rexhepit ska fund, andaj i vënë nën presionin e familjes së tij tani karshi opinionit tregon interes të vonuar për familjen Aliu. Kjo është mënyra për të mbuluar kriminalitetin e bërë duke përdorur në opinion emrin dhe autoritetin e familjes së Harun Aliut”, thuhet në deklaratën e publikuar që thuhet se përfaqëson në mënyrë legjitime Muftininë e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat