Godet Presidenti grek: Maqedonia është greke

Maqedonia

Godet Presidenti grek: Maqedonia është greke

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:16

“Vetëm budallenjt dhe ata që nuk e dinë historinë mund të dyshojnë në karakterin grek të Maqedonisë”, ishte mesazhi i Presidentit grek, Prokopis Pavlopulos, pas takimit me udhëheqësit e Unionit të komunave të rajonit qendror grek të Maqedonisë.
“Duam të ju japim këtë pllakë që është emblema e bashkimit tonë rajonal, Aleksandri i Madh dhe 16 rreze dielli nga Kukush dhe një detaj të një mozaiku të zbulimit të madh në Amfipoli. Sepse bubullimat nga thellësitë e vendit maqedonas është Greqia. Madje edhe sot”, tha Lazaros Kirizoglu, Presidenti i Unionit Rajonale të Komunave Qendrore të Maqedonisë,

Mesazhi indirekt nga Presidenti i ri grek ndaj Maqedonisë tonë është edhe i pari që Pavlopulos u bë kreu i shtetit. Deri më tani nuk i kishte hapur letrat në lidhje me Maqedoninë./TetovaSot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat