Katër deputetë pritet t`i bashkëngjiten Lëvizjes së Selës ?

Maqedonia

Katër deputetë pritet t`i bashkëngjiten Lëvizjes së Selës ?

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:37

Rreth 4 deputetë shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë në rast të shpërbërjes së Qeverisë pritet t`i bashkëngjitet partive opozitare joparlamentare, kryesisht Lëvizjes për Reforma në PDSH.
Kjo bëhet e ditur nga burime partiake për INA, ku siç theksohet se shumica e këtyre deputetëve do të jenë nga radhët e partisë shqiptare në pushtet BDI.

Siç mësohet rigrupimet në Parlament tek spektri shqiptar do të ndodhin gjatë tentimit për të arritur një qeverisje të zgjeruar, ndërsa pakënaqësitë do të jenë kryesisht për shkak të marrëveshjes midis dy partive rivale BDI dhe PDSH.

Deri tani nuk jepen detaje, mirëpo jozyrtarisht një pjesë e deputetëve të pakënaqur do të braktisin radhët e partive të tyre, për shkak të pakënaqësive të shprehura nga politikat aktuale pas ngjarjeve të Kumanovës dhe pozitës së dy partive shqiptare në krizën politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat