Mbështetësit e Qeverisë: Jemi pro BE-së. Protestuesit:Në BE, vetëm pa Gruevskin (Video)

Maqedonia

Mbështetësit e Qeverisë: Jemi pro BE-së. Protestuesit:Në BE, vetëm pa Gruevskin (Video)

Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:17

Mbështetësit e Qeverisë të cilët prej 10 ditësh tashmë qëndrojnë para Kuvendit të Maqedonisë në mbrojtje të siç thonë demokracisë dhe institucioneve shprehen se janë pro integrimit të vendit në NATO dhe BE. Ata nuk deshën të komentojnë pse në mitingun e VMRO-DPMNE-së bashkë partiakët e tyre valëvitën flamuj rusë por jo edhe të BE-së apo SHBA-ve.
Ku e shihni ardhmërinë e vendit, drejt BE-së dhe NATO-së apo drejt Rusisë?
“Jo jo absolutisht përcaktim i yni janë NATO dhe BE. Miqtë tanë amerikanë nga fillimi i pavarësisë së Maqedonisë ishin nga të parët krahas Rusisë që na pranuan nën emrin kushtetues. Prioritet kemi që të bëhemi anëtare e NATO-së fillimisht kurse më pas kur ndoshta do të arrijnë maturi mendimet tona politike, kur qytetari i vendit do të evoluojë duhet të bëhemi edhe anëtarë të familjes evropiane”, u shpreh një mbështetës i Qeverisë.
“Ne vetëm përkrahim demokracinë dhe institucionet në vend”.
Ku e shihni ardhmërinë e vendit, drejt BE-së dhe NATO-së apo drejt Rusisë?
“Për këtë çështje të tjerë do t’u tregojnë...”.
Ndërkohë protestuesit opozitarë të cilët prej dy javësh po qëndrojnë para Qeverisë thonë se me Gruevskin kryeministër, vendi asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-së.
“Drejt NATO-së dhe BE-së duhet të ecim. Patjetër që ky njeri të largohet, cila do Qeveri të vije, vetëm ai mos të jetë! Për ne shpëtim është vetëm Bashkimi Evropian. Derisa është Gruevski në Qeveri asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e BE-së, por mundet që të ndahemi si shtet, shqiptarët të marrin një pjesë, bullgarët një pjesë tjetër dhe serbët njëjtë. Patjetër Gruevski duhet të ikë, kushdo le të bëhet kryeministër, vetëm ai mos të jetë”.
“Ardhmërinë e Maqedonisë e shohë vetëm drejt NATO-së dhe BE-së. Qëllimi ynë është që ta tregojmë të vërtetën për Maqedoninë, të çlirohemi nga regjimi, ta kthejmë demokracinë, lirinë dhe procedurat ligjore në shtet”.
“Si e para në vitin 2015 të mendohet për një çështje të tillë është turp. Të mendohet për Rusi pas gjithë këtyre viteve, është turp për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ardhmëri e përbashkët për të gjithë qytetarët e Maqedonisë është Bashkimi Evropian”.
Pas mitingut në mbështetje të pushtetit, përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, ngritën tenda para godinës së Parlamentit në Shkup, si kundërpërgjigje ndaj protestuesve të opozitës që janë vendosur para Qeverisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Alsat m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat