Ambasadori amerikan viziton "Lagjen e Trimave"

Maqedonia

Ambasadori amerikan viziton "Lagjen e Trimave"

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:22

Banorët e lagjes kanë mirëpritur ambasadorin amerikan, duke i sqaruar gjithë rastin se çfarë kishte ndodhur në këtë lagje.

Ambasadori amerikan Jess Baily ka vizituar sot Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku ai ishte i shoqëruar edhe nga ministri i brendshëm Mitko Çavkov.

Banorët e lagjes kanë mirëpritur ambasadorin amerikan, duke i sqaruar gjithë rastin se çfarë kishte ndodhur në këtë lagje.

Por përkrah tij ka qëndruar edhe ministri Çavkov, por edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, që paraprakisht kishin zhvilluar një takim të përbashkët në komunën e Kumanovës.

Ambasadori amerikan Baily deklaroi se ka ardhur në Kumanovë që të mbështes qytetarët, kryetarin e komunës, por edhe policinë pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit.

“Erdha për një eveniment në fshatin Llopat dhe nuk munda të tejkalojë Kumanovën dhe ti shprehi mbështetje policisë, qytetarëve dhe kryetarit të komunës, të cilët para dy javëve përjetuan një dramë të vërtetë. Më me rëndësi është që përskaj kësaj situate që përjetuan, qytetarët mbetën të bashkuar dhe hodhën poshtë idenë se bëhej fjalë për një konflikt etnik dhe se sipas tyre dhuna nuk është e pranueshme për ta. Mendoj se kjo është një porosi shumë e rëndësishme. Këtu jam për të shprehur shqetësimin tim në emër të miqësisë që kemi si SHBA dhe të bisedojë me udhëheqësit lokal me qëllim që të ruajmë atmosferën që ka mbretëruar edhe më herët në këtë lagje”, deklaroi ambasadori amerikan.

Ministri Çavkov ka theksuar se po përmirësohet perceptimi i qytetarëve në raport me policinë dhe se sipas tij, do të punohet vazhdimisht për rritjen e besimit të qytetarëve tek policia. Ai ka shtuar se asnjëherë nuk do të jetë i kënaqur me situatën e status quos dhe se siç tha duhet të gjinden dobësitë gjatë dhe pas ngjarjeve në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat