EVN Maqedoni hapi biblotekë të re të qytetit në Strugë

Maqedonia

EVN Maqedoni hapi biblotekë të re të qytetit në Strugë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:06

Në shtëpinë e kulturës “Vëllezërit Milladinov” në Strugë EVN Maqedoni hapi librarinë e re. Ky donacion është vazhdim i projektit të EVN Maqedonisë për mbështetje të literaturës në Maqedoni dhe për nxitje të shprehisë te popullata e re për të lexuar.

Një herë në javë te bibloteka do të organizohen puntori edukative për popullatën e re të grup moshës nga 6 deri në 14 vjeç, të cilën e implementon asocacioni për hulumtim, komunikim dhe zhvillim “Pablik” në bashkëpunim me INKA, (Iniciativa për aktivizim dhe kulturë të pavarur). Qëllimi është që përmes metodave jonkonvencionale t’iu afrohet libri nxënësve, duke e pasur parasysh invidiualitetin dhe kapacitetin e fëmijëve. Ekipi edukator do të mundohet që t’iu mundësojë shprehi që gjatë leximit t’iu përmirësohet teknika e tyre, që e mbulon aspektin social, por edhe dimenzionin e interkulturës duke përfshirë nxënësit nga grupe të ndryshme etnike.

Ideja për mbështejten e zhvillimit të librarisë është pjesë e projektit “Krijo libër” në kuadër të së cilës arritëm që t’i publikojmë tre tregime të ndryshme nga 14 autorë të ndryshëm. Reaksionet e shkëlqyera të projektit na stimuluan që të kontribojmë edhe më shumë në këtë domen, dhe kështu lindi ideja që të zhvillojmë aktivitetet në këtë spktër, si dhe të përfshijmë më shumë qytetarë, nga më të rinjtë deri tek më të mëdhenjtë – u shpreh Atanas Kovaçevski, zëdhëns i EVN Maqedoni.

Qasja, zgjedhja dhe literatura e përshtatshme, puna ekipore, nxitje e fantazisë, ndërsa nga ana tjetër dhe hapësirë motivuese me çka mbahen puntoritë është elementi kyç ku popullata e re arrin të ndryshojë percepcionin për lexim. Përshtypja e jonë deri më tani nga puna me nxënësit është se ata janë të hapur për sfidda te reja – u shpreh Klimentina Ilijevski, drejtoreshë e “Pablik”.

Bibloteka është dizajnuar dhe është punuar nga kompania “Delight”, me përvojë nga lideri botëror
“Steelcase”, të cilët krijojnë hapësirë shkollore të adaptuara për fëmijët të cilët mësojnë se si të vijnë deri te infomacionin i nevojshëm në vend se të memorojnë të njëjtat.
Kjo formë e biblotekës në mars u hap edhe në sh.f. “Bllazhe Koneski” në komunën Aerodrom, në Shkup, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme një biblotekë e kësaj natyre do të hapet edhe për qytetarët e Manastirit, në biblotekën univerzitare “Sveti Kliment Ohridski”.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat