Turpi i Kryqit të Kuq, asnjë ndihmë për Kumanovën!

Maqedonia

Turpi i Kryqit të Kuq, asnjë ndihmë për Kumanovën!

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:11

Përderisa arrijnë ndihma nga e gjithë Evropa për familjet e dëmtuara dhe të shkatërruara në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Kryqi i Kuq i Maqedonisë sillet sikur në prag të shpisë së tij nuk ka ndodhur asgjë.

Nëse viziton Kumanovën, do të shohësh fëmijë më sy të trishtuar, fëmijë që shikojnë shtëpitë e rrënuara çdo ditë. Ata shtëpi ku i shihnin ëndrrat e tyre, aty ku loznin , aty ku kishin fëmijët e tyre, tanimë nuk mund as ta imagjinojnë se si u shkatërruan çerdhet e tyre, jeta e tyre.

Kryqi i Kuq ka ndarë para në 300 familje të cilat kishin pasur vërshime në Maqedoni gjatë pranverës.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë është falënderuar ndaj të gjitha subjekteve të cilat kanë ndihmuar institucionet duke përfshirë kompanitë dhe qytetarët.

Por turpi mbi këtë institucion ka rënë pasi që nuk është ndërmarrë asnjë aksion humanitar për Kumanovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat